Linja të reja atraktive nga Shkupi dhe Ohri

Nga Shkupi dhe Ohri së shpejti fluturime atraktive me aviokompanitë me buxhete të lira.

Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski. Sipas tij fluturimet do nisin nga viti i ardhshëm.

“Me krenari mund t’ju them se nga 30.03.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Dubai-Shkup, me FlyDubai. Gjithashtu me krenari mund të them se nga 30.06.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Barcelonë-Shkup. Nga 30.06.2025 tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Lion-Shkup. Tutje, nga viti i ardhshëm tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Shtutgard-Shkup. Rreth Aeroportit të Ohrit, dy herë në javë do të ketë fluturim Ohër-Basel/Mulhouse-Ohër dhe për mua ndoshta lajmi më i rëndësishëm rreth Aeroportit të Ohrit, është që Turkish Airlines fillon rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit, tashmë nga 30.03.2025, me destinacion Ohër-Stamboll-Ohër”,